Unitedi përgatitet të bëjë transferimin rekord

23:19 | 05 Qershor 2021

Sancho objektivi i Man Utd.

Manchester United, po kërkon transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Man Utd ka rifilluar kontaktet me Borussia Dortmund, për të nënshkruar me Jadon Sancho, bisedimet me agjentët e lojtarit kanë filluar, për një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026, raporton lajmi.net.

Dortmund do të ishte e kënaqur me një ofertë rreth 90-95 milionë euro.

21- vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 38 paraqitje me fanellën e Dortmundit në të gjitha garat, duke realizuar 16 gola.

Komento: