Uniteti për Bordin e Paqes, Haxhiu: Me mujt me e zgjedhë edhe presidentin pas këtij votimi me 103 vota

14:30 | 24 Prill 2026
uniteti-per-bordin-e-paqes,-haxhiu:-me-mujt-me-e-zgjedhe-edhe-presidentin-pas-ketij-votimi-me-103-vota

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, si me shaka ka folur për dëshirën e saj që Kuvendi i Kosovës ta zgjedh edhe presidentin e vendit pas unitetit të treguar në miratimin e Ligjit për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.

Haxhiut i ka bërë përshtypje votimi për Bordin e Paqes me 103 vota “për” pa asnjë kundër dhe pa asnjë abstenim.

“Me mujt me e zgjedhë edhe presidentin mas qetij votimi me 103 vota”, ka thënë Haxhiu.

Komento: