Universiteti i Prishtinës ia beson të gjitha shërbimet Telekomit

14:50 | 28 February 2019

Tempulli i dijes ka vazhduar t’ia besojë të gjitha shërbimet telekomunikuese liderit të kësaj fushe, Telekomit të Kosovës.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Telekomi i Kosovës kanë nënshkruar kontratë dy vjeçare bashkëpunimi, ku përfshihen të gjitha shërbimet që ofron korporata jonë.

Besimi që Universiteti i Prishtinës i ka dhënë Telekomit të Kosovës është obligim shtesë që ne të ofrojmë shërbime sa ma cilësore, edhe për këtë institucion.

Demir Limaj, drejtor i Shitjes në Telekomin e Kosovës, i cili ka nënshkruar kontratën me Universitetin e Prishtinës, ka pohuar se ky besim i dhënë është obligim shtesë për ne që të angazhohemi edhe më shumë në rikthimin sa më të madh të korporatës në tregun vendor.

“Telekomi ka nisur fuqishëm rikthimin e vet në tregun e telekomunikimeve në vend dhe çdo kontratë që nënshkruajmë, duke përfshirë edhe këtë të sotmen, është motiv shtesë për ne që t’i forcojmë edhe më shumë shërbimet dhe produktet tona, në mënyrë që ta fuqizojmë pozitën udhëheqëse në këtë fushë”, pohoi mes tjerash z. Limaj.

Ndryshe, rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj, pas nënshkrimit të kontratës është shprehur i kënaqur me përfitimet që Universiteti i Prishtinës ka marrë nga nënshkrimi i kësaj kontrate.

“Ne, si institucion i dijes, ua kemi besuar gjithë punën në lëmin tuaj, duke mos dyshuar në fuqinë që keni si korporatë dhe presim që ajo që do të na ofroni të jetë e nivelit të lartë, ashtu siç jeni ju”, pohoi rektori Demaj.

Telekomi i Kosovës ka nisur një punë intensive në rikthimin e vet të fuqishëm në tregun e telekomunikimeve në vend, duke ofruar produktet dhe shërbimet më të mira të mundshme në këtë fushë.

Rikthimi në pozitën udhëheqëse, në të gjitha produktet dhe shërbimet, është objektivi ynë afatshkurtër.

Komento: