Në rrugët e Prishtinës shfaqen parullat “UNMIK-RUSMIK”.
Në pjesë të ndryshme të qytetit në Prishtinë janë “shfaqur” parulla me mbishkrimin “UNMIK-RUSMIK”.
Ndryshe ditë më parë Policia e Kosovës në aksionin e ndërmarrë në komunat në veri të Kosovës, ka arrestuar një shtetas rus, punëtor i UNMIK-ut.
Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, ishte prangosur pranë veturës zyrtare të UNMIK-ut, pasi kishte penguar punën e policisë.