UP-ja po bën përgatitje për të mbajtur mësim virtual, njofton Abdullah Hoti

23:25 | 12 Mars 2020

Hoti ka njoftuar se Universiteti i Prishtinës po bën përgatitje për të mbajtur mësim virtual.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar se Universiteti i Prishtinës po bën përgatitje për mbajtjen e mësimit virutal.
Kjo masë erdhi si rezultat i rrezikshmërisë së prekjes nga koronavirusi.

“Personeli i Universitetit te Prishtines sot eshte njoftuar per pergatitjet qe po behen per mbajtjen e mesimit virtual”, ka shkruar Hoti.

Tutje, Hoti ka përgëzuar rektoratin për këtë vendim të cilën e ka vlerësuar ‘shumë me mend’ në situatën e krijuar.

“E pergezoj Rektoratin per kete veprim shume me vend ne situaten e krijuar”, ka thënë Hoti.

Hoti shtoi se me padurim e pret kontaktin me studentët e tij për të kompenzuar orët e humbura.

“E pergezoj Rektoratin per kete veprim shume me vend ne situaten e krijuar”, shtoi Hoti.

Komento: