
Ky është rektori i ri i UP-së.
Këshilli drejtues i Universitetit të Prishtinës ka zgjedhur sot me shtatë vota për Naser Sahitin, rektor të Universitetit të Prishtinës.
Në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit drejtues u tha se Naser Sahiti ka marr shtatë vota, kandidati tjetër Faton Berisha dy vota, ndërsa kandidati i tretë Blerim Rexha, asnjë votë.
“Këto janë rezultatet që i ka nxjerrë Këshilli drejtues, që i ka dhënë besimin për me udhëheq katër vitet e ardhshme Universitetin e Prishtinës”, u tha në këtë konferencë.
Në këtë konferencë me gazetarë u mohua se ka pas ndërhyrje të politikës në përzgjedhjen e kandidatit për rektor të UP-së.