Upsss, Elvanës i del jashtë gjoksi gjatë performancës në festivalin e RTSH-së

12:47 | 23 Dhjetor 2019

Elvana Gjata ka zënë vendin e dytë ne festivalin e Këngës në RTSH.

Festivali i 58-të i Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar nuk ka kaluar pa u vënë re për incidentet e shumta. Një moment i sikletshëm ka ndodhur me këngëtaren Elvana Gjata.

Gjatë performancës live me këngën “Me tana”, Elvanës i ka dalë gjoksi siç mund të shihni edhe në këtë foto. Incidenti ka kaluar me sportivitet nga Elvana e cila ka vijuar të këndojë dhe të kërcejë.

Dje u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSH, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më parë. Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata, me një këngë ritmike që titullohej “Me tana”./dosja

Komento: