Kandidati për Kryetar të ardhshëm të Prishtinës, Uran Ismaili ka vazhduar me nënshkrimin e zotimeve të tij konkrete nëpër lagjet dhe fshatrat e Prishtinës.
Sot, në Koliq, ai ka nënshkruar punët që do t’i kryej në 2 vitet e para të qeverisjes për tërë Gollakun.
Ismaili ka thënë se disa prej problemeve të fshatrave të Gollakut i kanë identifiku, prandaj edhe sot i kanë prezantu zgjidhjet për problemet më të rëndësishme të kësaj zone tejet të rëndësishme për Prishtinën.
“Të gjitha problemet e përditshme të cilat ua bëjnë jetën e vështirë kanë zgjidhje dhe ato zgjidhje munden me u bë brenda 2 viteve të para të mandatit tim si Kryetar i Prishtinës.” , ka thënë Ismaili.
Në fund, Ismaili bëri edhe zotimin konkret.
“Zotohem se deri në Dhjetor 2024 bashkë do t’i ndreqim këto probleme:
• Rregullim i shtratit të lumit që rrjedhë përgjatë fshatrave Grashticë, Makoc, Siqevë, Sharban, Llukar dhe ndërtimi i shëtitores pranë tij
• Pastërti të plotë në çdo fshat
• Zgjerim dhe asfaltim i rrugës nga Bunari i Hajratit që lidhë fshatrat e Gollakut
• Rregullim i kanalizimit të fshatrave Grashticë, Makofc, Llukar, Siqevë deri në hyrje të Prishtinës
• Shtim i linjave plotësuese për transport urban falas për të gjitha fshatrat
• Largim i problemit të qenve endacakë
• Ndriçim efiçient në çdo fshat
• Rregullim i qendrave kulturore si dhe hapësira sportive nëpër fshatëra
• Shtim dhe trajtim i hapësirave publike në çdo fshat dhe lidhja ndërmjet tyre
• Rregullim i trotuareve në të gjitha fshatrat
• Rindërtim i Shtëpisë së Kulturës dhe Bibliotekës në Llukar
• Shtim i shtigjeve të biçikletave që ndërlidhin fshatërat
• Rregullim dhe mirëmbajtje të memorialeve të dëshmorëve nëpër zona të ndryshme të Gollakut
• Ndërtimi i ambulantës në Siqevë
• Funksionalizim i ambulantës në Koliq
• Rregullim i stacioneve të autobusëve në të gjitha fshatrat
• Shtimi i pikave grumbulluese të mbeturinave dhe shportave të rrugës
• Shtimi i sigurisë për nxënësit nëpër vendkalime pranë shkollave
• Investime në bujqësi e agroturizëm – rritje të granteve dhe subvencioneve.”, përfundoi ai.