Uran Ismaili tregon se a e rrëzon PDK-ja Qeverinë “Haradinaj”

23:01 | 04 February 2019

Uran Ismaili thotë se asnjëherë s’kanë tentuar ta rrëzojmë Qeverinë

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, mohoi të ketë pasur ndonjë planifikim për rrëzimin e qeverisë.

“Asnjëherë nuk ka pas ndonjë tentativë për rrëzimin e qeverisë. Ne nuk kemi pasur. Një rrëzim i qeverisë as nuk është planifikuar as nuk është bërë”.

Ismaili në një intervistë Zona B gjithashtu komentoi edhe seancën e Kuvendit të së shtunës, ku kaloi Ligji për Buxhetin, Ligji për Pagat dhe ai për dialogun.

“Ne u mblodhëm me e votu buxhetin. Është tentativë për ta përmirësuar qeverinë, jo për ta rrezuar atë”.

Ai tha se nuk janë të interesuar për zgjedhje të reja, megjithatë nuk i sheh si problematike.

“Nuk është problemi tek zgjedhjet. Ne jemi gjithmonë të përgatitur për zgjedhje”.

Komento: