Zyrtarët talebanë kanë lëshuar një urdhër për të ndaluar heqjen e mjekrës në provincën Helmand të Afganistanit jugor, njoftuan mediat lokale.
Lajmin e konfirmoi për gazetën “Etilaatroz” drejtori i Informacionit dhe Kulturës së Talebanëve.
Në një letër zyrtare të lëshuar nga talebanët dhe e shpërndarë në mediat sociale, zyrtarët në provincë paralajmëruan berberët për pasojat nëse rezultonte se ata do të hiqnin mjekrën e dikujt.
Një zëdhënës i talebanëve nuk i është përgjigjur kërkesës së agjencisë gjermane të lajmeve për koment.