“Urime ditëlindjen babi”, fotoja e parë e Engjit me djalin Amer në ditëlindjen e Lulit

23:39 | 28 Gusht 2026

Këngëtarja e njohur Engjëllusha Salihu, ka ndarë një fotografi të veçantë familjare, ku shfaqet bashkë me djalin e saj, Amerin dhe dy prindërit e saj, Lulin dhe Shyhreten.

Fotografia është realizuar në ditëlindjen e babait të saj, Lulit, ku Engjëllusha shihet duke mbajtur në krahë të birin, ndërsa pranë saj janë edhe prindërit e saj, raporton ORAinfo.

Kjo është një nga paraqitjet e para publike të Engjëllushës me djalin e saj, ndërsa fotografia ka marrë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

“Urime ditëlindjen babi”, ka qenë përshkrimi qe Engji i ka bërë fotografisë.

Në imazh, familja duket e bashkuar në një atmosferë festive, duke shënuar një ditë të veçantë për familjen. /ORAinfo/

Komento: