Ish-kryeministri Avdullah Hoti, i ka reaguar ashpër qeverisë dhe konkretisht ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili po krekoset me “sukseset” që pretendon t’i ketë korrur dikasteri që ai udhëheq.
Në një postim në Facebook, Hoti ia ka kujtuar Muratit rritjen tatimit në pronë për shumë familje si dhe shtrenjtimin e energjisë elektrike.
“Urime!!! Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti. Është gëzuar se e ka mbyllur vitin 2022 me suficit. Ka harruar se suficiti është rezultat i bllokimit të investimeve kapitale”, ka shkruar Hoti.