Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një letër urimi nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar, për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Charles III, përmes kësaj letreje, ia ka uruar Osmanit Ditën e Pavarësisë, ku ka thënë se mezi pret që të vazhdojë miqësinë dhe partneritetin me Kosovën.
“Dëshiroj t’i shpreh Shkëlqesisë Suaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet e mia më të përzemërta në këtë ditë të veçantë për vendin tuaj me rastin e Ditës së Pavarësisë. Pres me padurim vazhdimin e miqësisë së ngrohtë dhe partneritetit të forte mes dy vendeve tona, gjersa po përballemi me këto kohë sfiduese”, thuhet në letrën e urimit të Mbretit Charles III i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.