Urimi i Clarkut: Dua të e shohë Kosovën në NATO

11:43 | 12 June 2019

Wesley Clark ka thënë se dëshiron ta shoh Kosovën në BE dhe NATO.

Ish-gjenerali i forcave të NATO’s, Ëesley Clark, është nderuar sot me çmimin “Urdhëri i Lirisë”, nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Me këtë rast Clark ka thënë disa fjalë.

Ai ka falënderuar presidentin për çmimin e dhënë.

Në këtë ceremoni Clark kishte ardhur me gruan dhe dy fëmijët e tij.

“Është një eksperiencë e jashtëzakonshme që të kthem në këtë vend 20 vjet më pas. Pas tërë atyre kohëve të turbullta. Shumë tragjedi ka kaluar ky vend”, ka thënë Clark.

Ai shtoi se Kosovën tash e pret një e ardhme e ndritur drejt integrimeve europiane.

“Populli i Kosovës ka guximin që të marrë vendimet e duhura”

“Perëndimi do mirëpresë Kosovën. Ne do vazhdojmë të investojmë në këtë vend siç kemi bërë tash e një kohë”, shtoi udhëheqësi i bombardimeve ndaj forcave paramilitare serbe në vitin 1999.

Tutje ai shtoi se Kosova në të ardhmen do të jetë pjesë e BE’së dhe NATO’së.

“Dua ta shoh Kosovën anëtare të NATO-së, sepse aty janë njerëzit që besojnë në vlerat e lirisë. Mendoj se kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe unë do të vi këtu përsëri për ta festuar këtë”.

Komento: