Urimi i Macronit në 18 vjetorin e Pavarësisë – kërkon zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit

23:15 | 16 Shkurt 2026
urimi-i-macronit-ne-18-vjetorin-e-pavaresise-–-kerkon-zbatimin-e-marreveshjeve-te-brukselit-dhe-ohrit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një letër urimi nga homologu i saj francez, Emmanuel Macron me rastin e 18 vjetorit të Pavarësisë.

Në letrën e Macronit, shkruan se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet një çështje e sigurisë evropiane dhe se Franca e mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Ai ka deklaruar se Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit kanë përcaktuar drejtimin, duke ashtuar se u takon dy palëve që t’i zbatojnë.

“Duke u mbështetur në vlerat tona të përbashkëta, në fusha po aq të ndryshme sa edhe thelbësore, si olimpizmi, frankofonia apo promovimi i të drejtave të grave, shpresoj që bashkëpunimi ynë të mund të zhvillohet në fusha kyçe për të ardhmen e Kosovës, përfshirë edhe përmes forcimit të shkëmbimeve tona ekonomike”, thuhet në letrën e Macron.

Shefi i shtetit francez, theksoi se ribashkimi i kontinentit evropian kalon përmes anëtarësimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Përballë çrregullimit dhe brutalizimit të botës, uniteti i kontinentit tonë duhet të mbetet prioriteti ynë i përbashkët”, ka theksuar Macron.

Komento: