Urimi i presidentit për Bajram

09:32 | 04 Qershor 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar për Fitër Bajram, pas vizitës që bëri në Bashkësinë Islame të Kosovës.

“Dëshiroj që të gjithë qytetarëve t’u uroj Fitër Bajramin. Ishte muaj i shenjtë i agjërimit, i një muaji të solidaritetit, të mirëkuptimit, të paqes, i afrimit të njerëzve, kemi pasur kënaqësi që edhe me imamin e myftiun e besimtarët të tjerë të ishim nëpër iftare. Shihet një mirëkuptim, solidaritet, dashuri e respekt mes njerëzve. Jemi këtu të urojmë Bashkësinë Islame. Urime të gjithëve”, ka thënë ai.

Komento: