Ursula von der Leyen anulon disa angazhime, ka pneumoni të rëndë

01:08 | 04 January 2025
ursula-von-der-leyen-anulon-disa-angazhime,-ka-pneumoni-te-rende

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka anuluar disa angazhime e paraqitje të saj pasi është sëmurë.

Siç raporton “Politico”, disa vizita të saj janë anuluar pasi ajo është sëmurë me pneunomi.

Një zëdhënës i Komisionit ka konfirmuar të premten, duke shtuar se ajo nuk do të marrë pjesë as në ceremoninë e inaugurimit të presidencës së BE-së nga Polonia.

“Presidentja ka anuluar angazhimet e saj të jashtme për dy javët e para të janarit. Ajo po përballet me pneumoni të rëndë.” – ka thënë Stefan de Keerssmaecker.

“Anulimi përfshin një fjalim në Lisbon dhe një udhëtim në Gdansk me rastin e presidencës polake në Këshill, e cila do të zhvillohet me vonë”.

Komento: