Ushqimi në FSK, Osmani konfirmon takimin me Jasharin dhe Maqedoncin, nuk jep detaje

12:38 | 16 October 2024
ushqimi-ne-fsk,-osmani-konfirmon-takimin-me-jasharin-dhe-maqedoncin,-nuk-jep-detaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka konfirmuar takimin me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bekim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, për situatën e krijuar sa i përket furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së.

“Po jemi takuar dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm”, tha shkurt Osmani pa dhënë detaje, raporton Ekonomia Online.

Lidhur me këtë takum, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina ka thënë javën e kaluar se Osmani është e shqetësuar për situatën e krijuar sa i përket furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së ndaj edhe ka kërkuar takim.

Komento: