ushtaku “ia vendos” një infuzion kryeministrit Kurti

13:16 | 07 October 2022

Mergim Lushtaku “ia vendos” një infuzion kryeministrit Kurti.

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, në Kuvendin e Kosovës përgjatë seancës që po mbahet sot ka improvizuar një situatë duke ia vendosur kryeministrit Kurti në afërsi të ulëses së tij një infuzion.

“Edhe qeveria edhe shëndetësia kanë nevojë për infuzion.Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr. Gjendja në shëndetësi është e rëndë, me mungesë të barnave nga lista esenciale kurse në kulmin e krizës vjen dorëheqja e Ministrit të dytë në një vit e gjysmë qeverisje.

Një infuzion ia vendosa sot për shkak qe qeveria është aq e dobët, sa nuk po qëndron dot në këmbë. Duke parë dhe paaftësinë në përgjithësi të Qeverisë, më së miri do të ishte dorëheqja e kryeministrit sepse po dështon në çdo sferë të jetës!”, ka shkruar Lushtaku

Komento: