Ushtarë turq të KFOR-it trajnojnë snajperistë të FSK-së

11:38 | 20 January 2025
ushtare-turq-te-kfor-it-trajnojne-snajperiste-te-fsk-se

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë trajnime për qitje me snajperë nga ushtarë turq në kuadër të KFOR-it, raportoi “Daily Sabah”.

Trajnimi, siç u tha, ka të bëjë me përpimirësimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së.

Në deklaratën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) thuhet se trajnimi është kryer në bashkëpunim me Forcat e Armatosura Turke (TSK) për të përmirësuar gatishmërinë e FSK-së për operacione të menaxhimit të krizave, mbrojtjes civile dhe reagimit emergjent.

Që nga viti 1999, trupat turke kanë mbështetur misionet e KFOR-it dhe kanë kontribuar në zhvillimin e FSK-së, me shumë armë të prodhimit turk në inventarin e FSK-së.

Në dhjetor të vitit 2024, qeveria e Kosovës nënshkroi një marrëveshje me kompaninë turke të mbrojtjes MKE për krijimin e një fabrike për prodhimin e municioneve të kalibrave të ndryshëm, e cila pritet të fillojë së shpejti.

Komento: