Ushtarët amerikanë vëzhgojnë zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë

15:48 | 18 Shkurt 2022

Ushtarët amerikanë afër fshatit Jarinje.

KFOR-i përmes faqes zyrtare në “facebook” ka njoftuar se ushtarët amerikanë të njësitit “Alfa”, kanë qëndruar sot në vijën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, afër fshatit Jarinje.

Siç thuhet në njoftimin e KFOR-it, gjatë kësaj vizite janë marrë informacione, mbi të cilat komandantët e Komandës Rajonale Lindore do të marrin vendimet dhe do t’i bëjnë planet e ardhshme.

“Ushtarët e Ushtrisë Amerikane të Trupës Alfa, Skuadrilja e Parë 172 e Regjimentit Malor patrullojnë vijën kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë afër fshatit Jarinje. Mbledhja e informacionit ndihmon komandantët e Komandës Rajonale Lindore të KFOR-it të marrin vendime dhe të planifikojnë misionet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Komento: