Ushtarët britanikë nga forca rezervë e NATO-s nisin stërvitjet

20:00 | 19 Shtator 2024
ushtaret-britanike-nga-forca-rezerve-e-nato-s-nisin-stervitjet

Ushtarët britanikë nga forca rezervë e NATO-s, që kanë arritur mbrëmë në Kosovë, kanë filluar sot me stërvitjet për të testuar procedurat e mbështetjes mjekësore në operacione.

Në njoftimin e KFOR thuhet se këto aktivitete të rregullta trajnimi janë kyçe për të mbrojtur standardet më të larta operacionale të KFOR-it dhe gatishmërinë për të trajtuar të gjithë skenarët e mundshëm të sigurisë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë. KFOR-i vepron si reagues i tretë i sigurisë në mbarë Kosovën, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), të cilët janë respektivisht reaguesit e parë dhe të dytë të sigurisë”, thuhet në njoftim.

Komento: