Ushtarët e KFOR-it e mbajnë stërvitjen “Spur Ride”

17:46 | 09 Shtator 2024
ushtaret-e-kfor-it-e-mbajne-stervitjen-“spur-ride”

KFOR, misioni i NATO-s, në Kosovë ka dhënë detaje për një stërvitje që është mbajtur sot në kampin në Novosellë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ushtrimi u krye nga ushtarët danezë, finlandezë, letonezë, polakë, turq dhe britanikë.

Aktiviteti përfshirë stërvitjen quhet “Spur Ride”.

“Kjo ngjarje teston aftësinë fizike, njohuritë e njësisë dhe aftësitë e skautëve të kalorësisë të të gjithë të përfshirëve”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

Komento: