Disa ushtarë të njësisë speciale të KFOR-it kanë pësuar lëndime gjatë përballjes me protestues serbë në komunën e Zveçanit.
Kjo pasi, pas tensioneve të shumta, ata ndërhynë në Zveçan për t’i shpërndarë protestuesit, mirëpo të njëjtit nuk u bindën urdhërave të njësisë së KFOR-it, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Madje, turma e protestuesve, e shumë prej tyre të maskuar kanë sulmuar me mjete të forta ushtarët e KFOR-it.
Në pamjet që ka publikuar Radio Evropa e Lirë, shihet se një numër i konsiderueshëm ushtarësh janë distancuar nga turma për t’i trajtuar lëndimet, me ndihmën e profesionistëve shëndetësorë.
FOTO nga REL: