Ushtarët e Kosovës ngrisin kapacitetet me “Ujkun e Pamposhtur 01”

13:35 | 05 Qershor 2026
ushtaret-e-kosoves-ngrisin-kapacitetet-me-“ujkun-e-pamposhtur-01”

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar  ushtrimin fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01”.

Stërvitja sipas një njoftimi të kësaj force u bë në kuadër të ngritjes dhe avancimit të kapaciteteve të saj,

Ushtrimi u realizua në zonat e Aeroportit të Gjakovës dhe Babaj të Bokës.

“Në kuadër të ngritjes dhe avancimit të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Komanda e Forcave Tokësore dhe njësi të kombinuara si togu i IVR-së, Kompania Mbështetëse e RML-së, togje të Komandës së Logjistikës dhe Policisë Ushtarake, realizuan ushtrimin fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01” në zonat e Aeroportit të Gjakovës dhe Babaj të Bokës.

“Qëllimi i ushtrimit ishte validimi i aftësive operacionale, rritja e gatishmërisë luftarake, koordinimi ndërmjet njësive dhe zhvillimi i kapaciteteve për përmbushjen e detyrave në përputhje me standardet më të larta profesionale”, thotë FSK në njoftim

Komento: