Ushtarët e rinj të Kosovës nesër betohen

15:31 | 28 Korrik 2022

Nesër betohen ushtarët e rinj të Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes, ka njoftuar se nesër do të bëhet betimi i ushtarëve të rinj të FSK-së.
Përmes një komunikata për media shtohet se ceremonia fillon nga ora 10:00 në kazermën e Komandës dhe Doktrinës së FSK-së në Ferizaj.

Po ashtu shtohet se të pranishëm do të jenë Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe zyrtarë të lartë të qeverisë.

Komunikata e plotë:

Ministria e Mbrojtjes

Ftohen përfaqësuesit e mediave të përcjellin aktivitetin e ceremonisë së betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së, me 29.07.2022 ( e premte), duke filluar nga ora 10:00, në kazermën e Komandës dhe Doktrinës të FSK-së në Ferizaj.

Të pranishëm në ceremoni do të jenë: Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zyrtarë të lartë të qeverisë së Republikës së Kosovës, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së, familjarë dhe të ftuar të tjerë.

Komento: