Ushtarët kroatë të Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it kanë kryer një stërvitje për të shtëna me armë.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se stërvitja intensive, u mundëson ushtarëve të përmirësojnë saktësinë e të shtënave.
“Ky lloj trajnimi është gjithashtu thelbësor për të rritur dhe përsosur aftësinë për të përdorur armët e furnizuara”, thuhet në njoftim.