Ushtarët kroatë nga Komanda Rajonale Perëndimore e KFOR-it kanë kryer një stërvitje me të shtëna të armëve, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s në një postim në Facebook.
“Këto aktivitete stërvitore u lejojnë ushtarëve t’i përsosin teknikat e tyre të shënjestrimit dhe të trajtimit të armëve”, thuhet në njoftim.
KFOR-i përsërit si zakonisht se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i thotë thekson gjithashtu se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit (EULEX).