Ushtarët rusë mbesin në autostradën e Ukrainës, pa ushqim e karburant

11:19 | 26 Shkurt 2022

Ushtarët rusë mbesin në autostradën e Ukrainës

Disa video që po qarkullojnë në rrjetin social Twitter, tregojnë se ushtria ruse ka mbetur pa karburant, ushqim dhe të mbërthyer në autostrada.

Në këto video, ushtarët rusë shihen në autostradë me automjetet e tyre.

Mëngjesin e së shtunës, Mykhailo Podoliak nga zyra e presidentit të Ukrainës ka thënë se ushtria e Rusisë nuk ka bërë kurrfarë përparimi operacional apo taktik në 24 orët e fundit, gjë që sipas tij tregon se Ukraina po e fiton luftën.

“Forcat e Armatosura të Federatës Ruse nuk kanë fituar asnjë avantazh operacional dhe taktik gjatë 24 orëve të fundit, gjë që tregon se Ukraina po fiton. Kështu deklaroi këshilltari i kreut të Zyrës së Presidentit Mykhailo Podoliak”, thuhet në njoftim e Podoliak

Komento: