Ushtari i UÇK-së që e njeh e gjithë Kosova, kërkon ndihmë për vajzën e tij të sëmurë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ushtari i UÇK-së që e njeh e gjithë Kosova, kërkon ndihmë për vajzën e tij të sëmurë

19:59 | 07 Shkurt 2019

Vajza e tij vuna nga epilepsia.

Ish-ushtari i UÇK-së, Muhamet Kuka, që la Amerikën për t’iu bashkuar luftës për liri, ka vite që kërkon shërim për vajzën e tij, transmeton Gazeta Metro.

Ai tash e dy ditë bredh oborreve të QKUK’së, nga ku kërkon shërim për vajzën e tij, Pranverën, por siç i kanë thënë mjekët, atë duhet kërkuar vetëm jashtë vendit.

Si i papunë që është prej 15 vjetësh, thotë se gjendet në hall të madh, ngase nuk mund t’i sigurojë mjetet për shërimin e vajzës.

Ai po kërkon ndihmë pasi që vajza e tij është shumë e sëmurë dhe terapitë të cilat i përdorë nuk po mundet me i përballu me një rrogë të veteranit prej 170 euro.

Trajtimi adekuat i vajzës që vuan nga epilepsia, Kuka thotë se mund të bëhet në Tiranë, por as këtë nuk mund ta realizojë pa ndihmë.

Për të gjithë ata që duan të i ndihmojnë atij, mund t’i shkruajnë në Facebook, Muhamet Kukaj.

Komento: