Ushtari kosovar ndërron jetë në Luksemburg

12:11 | 09 February 2019

Një ushtar kosovar që shërbente në ushtrinë e Luksemburgut ka ndërruar jetë.

Ka ndërruar jetë në moshën 23 vjeçare, kosovari Dorian Dautaj.

I riu nga Deçani që shërbente në ushtrinë e Luksemburgut ka patur gjakderdhje cerebrale duke mos arritur t’i mbijetojë sulmit.

Familja ka thënë se së shpejti do të bëjë të ditura detajet e varrimit të Dorian Dautajt.

Komento: