Ushtarit shqiptar i bie të fikët në luftë me flakët, gjendja e tij është e rëndë

21:43 | 03 August 2021

Përhapja e zjarrëve po vazhdon me të madhe në Shqipëri.

Një ushtar i Forcave të Armatosura të Shqipërisë është dërguar në Spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë shëndetësore pas situatës që është krijuar nga zjarret që kanë përfshirë atë zonë.

Sipas medieve në Shqipëri, gruaja e tashmë të ndjerit, Andrea Haxhiaj, që ka humbur jetën sot si pasojë e flakëve, është transportuar me urgjencë në Tiranë për ndërhyrje më të specializuara, shkruan Ora News.

Komento: