Ushtria Britanike: Objektivat ruse janë të gjitha në duar të ukrainasve

10:07 | 26 Shkurt 2022

Objektivat ruse janë të gjitha në duar të ukrainasve

Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey sapo ka folur për programin “Today” të BBC-së.

Ai thotë se të gjitha objektivat që Rusia synoi të fitonte kontrollin në ditën e parë të sulmit të saj mbeten në duart e Ukrainës.
“Ato forca ruse aktive në Kiev janë njësi të forcave speciale dhe parashutistë, por kolonat kryesore të armatosura ruse mbeten disi në veri të qytetit”, tha ai.

Ai vlerësoi rezistencën e Ukrainës.

“Ajo që qëndron përballë Ukrainës janë ditë dhe javë brutaliteti të plotë, por ata po bëjnë një punë të mahnitshme,” tha ai.

Komento: