Ushtria e Ukrainës jep të dhënat e fundit, thotë se kanë vrarë kaq ushtarë rusë

11:58 | 30 April 2022

Të paktën 23,200 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit, sipas ushtrisë së Kievit, shkruan la repubblica.

Në përditësimin e fundit për humbjet e deritanishme të Moskës, Ukraina tha se pas 66 ditësh luftë ushtria ukrainase ka rrëzuar 190 avionë luftarakë, 155 helikopterë dhe 232 dronë.

Përveç kësaj, forcat ukrainase pretendojnë se kanë shkatërruar 1008 tanke ruse, 436 artileri, 2,445 automjete të blinduara, 4 sisteme raketash balistike, 151 raketahedhës, 8 anije, 1,701 automjete, 76 cisterna dhe 77 njësi të mbrojtjes kundërajrore dhe njësi të pajisjeve speciale.

Mbi 2 mijë civilë janë vrarë dhe rreth 3 mijë janë plagosur deri më tani në Ukrainë, sipas vlerësimeve të OKB-së, ndërsa shifra besohet të jetë shumë më e lartë.

Ndërkohë më shumë se 5 milionë ukrainas janë larguar për t’i shpëtuar agresionit rus dhe mbi 10 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.

Komento: