
Ushtria izraelite tha se aktualisht po kryen sulme ndaj objektivave që i përkasin regjimit iranian në të gjithë Teheranin.
Në një deklaratë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se forcat e tyre “aktualisht po godasin objektivat e regjimit iranian në të gjithë Teheranin”, raporton CNN.
IDF-ja nuk ka dhënë detaje mbi vendet specifike ose shkallën e operacionit, ndërkaq nuk pati as komente nga autoritetet iraniane në lidhje me këto sulme.