‘Ushtria serbe është tërhequr nga afërsia e kufirit me Kosovën, janë kthyer në Rashkë’

14:26 | 29 September 2021

Reporteri i televizonit serb N1 raporton se ushtria serbe që gjendej në afërsi të Jarinjes në Rudnicë është tërhequr nga aty dhe janë vendosur në Rashkë.

Sipas informacioneve të N1, as dje ushtria serbe nuk ka qenë e pranishme në afërsi të kufirit me Kosovën dhe sipas tyre ushtria është tërhequr në kazermën në Rashkë, transmeton Express.

Këtë mëngjes, helikopteri i KFOR-it ka fluturuar mbi Jarinje, teksa policia e Kosovës e bën ndërrimin në ora 12:00.

Ndërkaq, Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka njoftuar se ka pasur dy takime të ndara me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Komento: