Ushtria u formua, por ҫfarë po i mungon djalit të Hamëz Jasharit

20:07 | 14 December 2018

Sot Kosova pati një ditë shumë të mirë, pasiqë u bë me ushtri.

E në këtë ditë, në kompleksin e Jasharëve në Prekaz të Skenderajt nuk kishin si të mungonin mysafirët.

Aty ku lindi liria, ka vizitorë nga të gjitha anët e Kosovës.

Madje, për këtë ditë të madhe për kosovarët, dikush ka marrë rrugën nga Shkupi për të nderuar heronjtë.

As bora e as moti i ftohtë nuk i ndaloi njerëzit të vizitojnë familjen që dha gjithçka për Kosovën.

Aty nuk mungojnë as pjesëtarët e FSK’së që të premten u bënë ushtri, të cilët po nderojnë të rënët për liri të familjes Jashari.

E pasardhësi i kësaj familje e njëherit edhe kryetari i komunës së Skenderajt, thotë të jetë i lumtur për ushtrinë.

Jashari thotë se në këtë ditë historike i mungon familja që ranë për lirinë e Kosovës.

E transformimin e FSK në ushtri, dikush kishte zgjedhur ta festojë në një mënyrë të veçantë.

Komento: