Ushtria ukrainase vret dy grekë, Ministri Dendias kërkon takim me homologun Kuleba

20:38 | 14 February 2022

Mediat greke kanë publikuar një njoftim të ministrisë së jashtme në vendin fqinj, sipas të cilit dy grekë etnikë janë vrarë e dy pjesëtarëve të tjerë komunitetit grek në Ukrainë janë plagosur rëndë nga ushtarët ukrainas.

Gazeta Protothema thotë se ngjarja ndodhi në fshatin e Granitna, që ndodhet pranë vijës së kontaktit në lindje të vendit, mes ushtrisë së Kievit dhe separatistëve pro rusë.

Njoftimi thekson se kanë qenë tre ushtarë ukrainas ata që kanë hapur zjarr pasi janë përfshirë në mosmarrëveshje me grekët, sic thuhet, pa ndonjë arsye specifike.

Pas këtij episodi, vazhdon gazeta, ministri i jashtëm grek Nikos Dendias kërkoi që të fliste në telefon me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba , në mënyrë që t`i theksojë edhe një herë nevojën për mbrojtjen e komunitetit grek në Ukrainë.

I përfshirë nga një konflikt tetë-vjeçar që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 14,000 njerëzve në pjesën lindore të Ukrainës që kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Moska, Kievi po përballet tashmë me kërcënimin e një sulmi të përgjithshëm rus.

Kremlini ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa rreth Ukrainës dhe po zhvillon stërvitje ushtarake në Bjellorusi. Uashingtoni ka paralajmëruar se lufta mund të shpërthejë në çdo moment.

Vendet perëndimore po tërheqin diplomatët e tyre nga Kievi dhe kanë urdhëruar shtetasit amerikanë të largohen menjëherë nga Ukraina.

Komento: