Ushtroi dhunë fizike ndaj gruas në gjendje të dehur, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë të Veriut

10:10 | 18 Qershor 2026
ushtroi-dhune-fizike-ndaj-gruas-ne-gjendje-te-dehur,-arrestohet-i-dyshuari-ne-mitrovice-te-veriut

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 18 qershor 2025, rreth orës 00:20.

I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Komento: