Ushtroi dhunë psiqike ndaj saj, nëna lajmëron djalin në polici pasi s’e përfilli urdhrin e gjykatës

10:30 | 05 Korrik 2024
ushtroi-dhune-psiqike-ndaj-saj,-nena-lajmeron-djalin-ne-polici-pasi-s’e-perfilli-urdhrin-e-gjykates

Një grua në Prishtinë ka lajmëruar policinë se djali i saj i cili është përdorues i narkotikëve nuk ka përfillur urdhrat e gjykatës duke ushtruar dhunë psiqike ndaj saj.

Përmes raportit të policisë bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Komento: