Ushtria e Kosovës bëhet bashkë me atë të Shqipërisë, ushtrojnë me amerikanët.
Trupat tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës po stërviten së bashku me trupat e forcave tokësore të Shqipërisë nga instruktorët e Brigadës Amerikane të Asistencës së Forcave të Sigurisë
Ministri i Mbrojtjës së Kosovës përmes një shkrimi në facebook tha se trupat e forcave tokësore stërviten së bashku me trupat homologe të vëllezëve e motrave të forcave tokësore të Shqipërisë nga instruktorët e Brigadës Amerikane të Asistencës së Forcave të Sigurisë (SFAB)
Regjimenti i parë i Këmbësorisë së Forcave tona Tokësore është duke realizuar trajnimin në Republikën e Shqipërisë me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) dhe Brigadën e Asistencës së Forcave të Sigurisë (SFAB) të SHBA-së.
Brigadat e Asistencës së Forcave të Sigurisë (SFAB) të SHBA-së janë njësi të specializuara me misionin kryesor për të kryer stërvitje, këshillim, ndihmë, mundësim dhe shoqërim të operacioneve me vendet aleate dhe partnere.
Stërvitja ka për qëllim aftësimin në nivel taktik dhe operacional të trupave me qëllim të përgatitjes për validim të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë.