Vadete Daka : Ministri Besnik Bislimi na ofendoi, angazhimet jashtë orarit paguhen

16:31 | 20 Shkurt 2020

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se ndjehet e ofenduar nga deklaratat e ministrit të Financave, Besnik Bislimi.

Ajo ka thënë se stafi i KQZ-së punon jasht orarit të punës gjatë zgjedhjeve dhe për këtë, duhet të paguhen.

“Nuk kisha dashtë të merrem me atë që a është plotësu kërkesa buxhetore apo jo, e cila sa për hir të informimit edhe sot nuk kemi vendim nga Qeveria as mjete të alokuara, por kisha dashtë të ndërlidhem me deklaratat e ministrit të Financave, të cilat kanë qenë ofenduese, jo vetëm për mua personalisht, si gjyqtare e Gjykatës Supreme por për tërë stafin e KQZ-së të cilët më duhet të them punojnë dhe kanë punu jo vetëm për këto zgjedhje por që nga pavarësia e Republikës së Kosovës, për më tepër se ndoshta 30 parë zgjedhje dhe janë marrë shembull për tërë rajonin e Ballkanit. Zgjedhjet e jashtëzakonshme kërkojnë angazhim të jashtëzakonshëm pavarësisht a organizohen për një komunë apo për gjithë Kosovën, sepse operacionet zgjedhore nuk janë të ndryshme për një komunë dhe angazhimi i stafit është i jashtëzakonshëm dhe kërkon angazhim jasht orarit të punës dhe sipas ligjeve, u garantohet të gjithë punëtorëve që cdo angazhim jasht orarit të paguhet”, ka thënë Daka gjatë mbledhjes së KQZ-së.

Komento: