Vajza 4 vjeҫare me koronavirus në gjendje të rëndë, prindërit i dhanë Ibuprofen

20:44 | 17 March 2020

Një vajzë e vogël e prekur me koronavirus, është në gjendje shumë të rëndë.

Amela Milner nga Britania e Madhe ka shfaqur simptoma që përkojnë me koronavirusin, repsektivisht kollë dhe temperaturë.

Prindërit e shqetësuar i dhanë 4-vjeçares medikamentin Ibuprofen për ta qetësuar atë.

Por pasi e mori ilaçin, mediat britanike bëjnë të ditur se simptomat e saj u rënduan edhe më shumë, sipas prindërve. Siç tregojnë prindërit, temperature iu shtua, iu përshpejtua frymëmarrja, kishte rrahje të shpeshta zemre dhe villte, shkruan Neë York Times.

“Brenda një ore pasi ia dhamë, vajza u përkeqësua në mënyrë të frikshme. Ajo nisi të gulçonte ndërkohë që përpiqej të merrte frymë, rrahjte e zemrës ishin shumë të shpejta, nuk i mbante dot sytë hapur, nuk e ngrinte dot kokën, nisi të dridhej e të villte ndërkohë që temperatura i vajti 39.4 gradë Celcius”, rrëfen babai i 4-vjeçares.

Ata lajmëruan urgjencën dhe mjekët direkt sa mbërrin e stabilizuan vajzën.

Ajo ka kaluar rrezikun dhe familja e saj është vetizoluar menjëherë.

Ditë më parë, Ministri i Shëndetësisë së Francës ka paralajmëruar pacientët me koronavirus që të mos e përdorin medikamentin Ibuprofen.

Komento: