Vajza binjake 3-vjeçare mbijetoi nga aksidenti ku vdiqën nëna kosovare me djalin në Gjermani

17:05 | 25 Mars 2026
vajza-binjake-3-vjecare-mbijetoi-nga-aksidenti-ku-vdiqen-nena-kosovare-me-djalin-ne-gjermani

Tragjedia në familjen kosovare në Schramberg të Gjermanisë, ka tronditur vendin.

Një grua nga Kosova me nënshtetësi gjermane dhe djali i saj 3-vjeçar, u goditën nga një kamion dhe fatkeqësisht humbën jetën.

Por mrekullisht në këtë rast të rëndë mbijetoi fëmija tjetër i saj, binjakja e djalit, me të cilët e ndjera ishte duke lëvizur në trotuar, në momentin kritik.

Vajza 3-vjeçare i ka shpëtuar kësaj tragjedie, pa pësuar lëndime trupore.

Kjo është bërë e ditur edhe nga mediat gjermane.

Sipas informacioneve të para, viktimat janë nga rajoni i Gjakovës.

Lajmin për aksidentin fat e ka konfirmuar edhe Policia në Schramberg.

Nga ky aksident janë shkaktuar edhe dëme të mëdha, pasi shoferi i dyshuar ka goditur edhe disa makina.

Deri më tash është raportuar se i njëjti e ka humbur kontrollin mbi automjet dhe në një distancë prej 50 metrash mori me vete veturat që ishin të parkuara.

Komento: