Vajza e Aleksander Lumezit bëhet prokurore

11:01 | 14 Shtator 2024
vajza-e-aleksander-lumezit-behet-prokurore

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shpallur listën preliminare të provimit të kandidatëve, të cilët kanë kaluar provimin për prokurorë të shtetit.

Në listën e atyre që e kanë kaluar provimin janë 24 kandidatë.

Në mesin e tyre është edhe vajza e ish- kryeprokurori të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Vajza e tij, Nita Lumezi ka dal e teta në listë.

Gazeta Insajderi në qershor ka raportuar se vajza e ish-kryeprokurorit, Aleksandër Lumezit, është dalluar gjatë fazës së rekrutimit për 24 prokurorët e rinj të shtetit.

Në test kanë marrë pjesë 281 kandidatë, prej tyre 150 djem dhe 131 vajza.

Komento: