Ditëlindja e Anna Gjebreas ishte një mrekulli më vete: Drita, muzikë, lojëra, argëtim dhe torta.
Por dihet që festën në të vërtetë e bëjnë njerëzit! Ndërsa nuk munguan shumë nga shokët dhe shoqet e vogëlushes që festonte 10-vjetorin, pranë saj në ditën e gëzuar ndodheshin dhe shumë nga të afërmit.
Një prej tyre ishte edhe e fejuara e vëllait të Anna-s, Jonit! Merlin Haxhiymeri kishte zgjedhur te vishte një kostum jeshil, të kombinuar me pelushin me të njëjtën ngjyrë, për një pamje klasike.
Dhe si e uroi ajo kunatën e vogël? Përmes një postimi në Instagram, Merlin shfaqet krah vajzës së moderatorit të njohur, Ardit Gjebrea, ndërsa shkruan:
“E dua zemrën tënde të bukur! Gëzuar engjëll!”.
Jon dhe Merlin vendosën që ta bënin zyrtare lidhjen e tyre në fund të vitit 2017.