Vajza e Salih Mustafës, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se sot ka qenë për vizitë te babai i saj, menjëherë pas shqiptimit të denimit prej 26 vjetëve burgim për të.
Buna Mustafa, ka shkruar se babai i saj, ishte më i fortë e më krenarë se kurrë, duke treguar se porosia e tij për të dhe të tjerët ishte se “serbët nuk janë më aty”
Tutje, Buna ka shkruar se edhe ajo e ka të njejtën pyetje që u shtura sot gjatë tërë ditës, se në emër të cilit popull, u denua sot Cali.
Reagimi i plotë i saj:
Nga Haga…
Një sfidë më shumë për familjen tonë, një përulje tjetër për kombin shqiptarë. Unë sapo dola nga vizita me babin. Nuk kam pasur asnjëherë bisedë më të dashur, më të çlirë dhe më të ndjerë me të. Babi ishte më i fortë se kurrë e më kokëlartë se kurrë. “Patriotizmi në ditë të sotit tregohet përmes punës së juaj të ndershme, arritjeve të juaja. Serbët nuk i keni më aty. E ata që ju respektojnë, i respektoni dy herë më shumë.” Kjo ishte një pjesë e bisedës sonë sot, ku përçohet edhe morali i lartë i babit.
Faleminderit familjarëve, miqëve të afërt dhe të gjithë popullit për këtë përkrahje! Por, edhe unë kam të njejtën pyetje: “Në emër të cilit popull?”