Vajza e Jakup Krasniqit: Deputetë e ish-deputetë, dënimet në emër të popullit të Kosovës nuk do t’ua falim kurrë

13:19 | 16 December 2022

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi, ka reaguar pas Gjykata Speciale dënoi me 26 vjet burgim Komandantin Salih Mustafën.

Sipas Krasniqit, gjenocidi dhe krimet serbe të kryera mbi popullatën civile shqiptare nuk po gjykohen, kriminelët serb enden të lirë në Beograd, ndërsa po gjykohen çlirimtarët e lufta e drejt për liri.

Krasniqi ka thënë se nuk do të ja falë kurrë, deputetëve dhe ish-deputetëve, këto dënime që po shqiptohen në emër në emër të popullit.

Postimi i plotë:

Kosova përballë “drejtësisë” ndërkombëtare!

Gjenocidi dhe krimet serbe të kryera mbi popullatën civile shqiptare, vazhdojnë të mbesin të pazbardhura e të paadresuara. Ndërsa kriminelët serb enden të lirë në mes të Beogradit, çlirimtarët dhe lufta e drejt per liri e shqiptarëve po gjykohet!

Sot u denua Cali, me një dënim ç’njerëzor e të padrejt.

Turpi bie mbi ata që e bënë këtë gjykatë dhe ata që i shërbejnë politikave shoviniste të Beogradit!

Deputet e ish-deputet, dënimet ”në emër të popullit të Kosovës” nuk do t’ua falim kurrë!

Komento: