Moderatorja e njohur kosovare, Kaltrina Mikushnica vazhdon të jetë shumë e dashur për publikun tonë.
Ajo është e martuar dhe tashmë është nënë e dy vajzave, shkruan ORAinfo.
Vajzën e vogël, Kaltrina e lindi një muaj më parë dhe e pagëzoi me emrin Mara.
E të shtunën ajo organizoi një festë madhështore për lindjen e vajzës, ku pati shumë të ftuar.
Kaltrina veshi dy fustana shumë të bukur, e madje mjaftë bukur i veshi edhe vajzat, shkruan ORAinfo.
Sonte ajo publikoi disa pamje të bukura familjare, nga festa e së shtunës.
Ajo që bie në sy në një nga fotot, është fytyra nervoze e Ranës, vajzës së madhe.
Duket se lindja e një motre të vogël, e ka bërë paksa xheloze atë.
Megjithatë, Rana vazhdon të mbetët një fëmijë shumë simpatik./ORAinfo/