Vajza e Krasniqit i reagon Vedatit për videon: Turpi më i madh që dikush mund të na dhuronte për pavarësi

23:04 | 20 Shkurt 2022

E bija e Jakup Krasniqit ka reaguar ndaj një postimi të bërë nga aktori i humorit, Vedat Bajramit.

Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqi ka reaguar lidhur me një publikim të bërë nga humoristi Vedat Bajrami.

Ajo madje tha se Vedati është arsyeja numër një pse asnjëherë s’i ka pëlqyer humori kosovari, për faktin se qysh në shkollën fillore, të mesme e besa edhe në fakultet janë bullizat si pasojë e humorit të tij të pashije.

Ajo tha se ai as për së afërmi s’ka arritur të imitojë Jakup Krasniqin, transmeton lajmi.net.

Gresa Krasniqi tha se nëse përmes asaj video Vedati ka dashur të shprehë mirënjohjen për Krasniqin dhe të burgosurit e tjerë në Hagë, ajo ishte huqje totale.

Sipas saj ato imazhe ishin turpi më i madh që një qytetar i Kosovës mund të bëjë për një njeri që sakrifikoi vitet më të mira të jetës.

Postimi i plotë:

Vajza e Jakup Krasniqi tha se ajo video mund të jetë gjithçka tjetër përveç art e humor.

Vedat, ajo video gjithçka mund të jetë tjetër perveç art e humor.

Vedat, je arsyeja numër një pse asnjëherë s’më ka pëlqyer humori kosovar, kjo për faktin se qysh në shkollën fillore, të mesme e besa edhe në fakultet jemi bullizuar si pasojë e humorit tënd të pashije.

Figurat historike është vështirë të imitohen, duhen shkathtësi të veçanta të cilat ti nuk i ke.

As në imitimet e më parshme e hiç se hiç në këtë të fundit, as për së afërmi ske arritur të imitosh Jakup Krasniqin. Kjo sepse babi ka vlera aq të larta njerëzore të cilat për ty e shumëkënd janë të paarritshme, e shumë herë edhe të pabesueshme. Prandaj në çdo imitim të babit ti cdo herë dështon.

Nëse përmes asaj videoje ke dashur të shprehesh mirënjohjen tënde për figurën e Jakup Krasniqit dhe solidarizim për të burgosurit në Hagë, më lejo të tregoj që është huqje totale.
Më shumë se huqje, është një skandal.

Ke një milion forma për të treguar mirënjohjen dhe mbështetjen tënde ndaj seciles figurë çlirimtare, ajo video me ato pamje do të duhej të ishin të fundit.

Komento: